Politike

Vetting për politikanët! Rama për kërkesën e Bashës: Të diskutojmë, jemi të hapur

18 Tetor 2021, 19:44 Nga DOSJA
Vetting për politikanët! Rama për kërkesën e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm për tu ulur në tavolinë dhe për të diskutuar në lidhje me çdo kërkesë të Opozitës.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews, i pyetur në lidhje me atë që kërkoi vetë kryedemokrati Lulzim Basha sot, Vetting për politikanët, kryeministri Rama tha se ishte i gatshëm të dialogonte edhe për këtë gjë.

“S’kemi pse themi çfarë do të ndodhë që ditën e parë kur sapo marrim një lajm. Nuk e kisha dëgjuar sepse kam qenë sot komplet i….por ju besoj, sidomos lajmet nga ai front, nuk jua vë në dyshim. Patjetër, jemi të hapur për të diskutuar për gjithçka, patjetër. Nuk jemi këtu për të diskutuar çfarë do të ndodhë. Ai Vettingu tjetër që kemi ne nuk kushtëzohet dhe as negociohet, ai buron nga një domosdoshmëri, nuk ka gjasë të përfundojë brenda atij afati të paraparë. Dhe është një Vetting për tu përfunduar, jo negociuar,” tha Rama.

(I.A; F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha vettingu i politikaneve edi rama lulzim basha vettingu i politikaneve

Sondazh

Poll