Aktualitet

LISTA- Nano prezanton drejtuesit e rinj të strukturave vendore: Jeni në provë!

19 Tetor 2021, 11:43 Nga DOSJA
LISTA- Nano prezanton drejtuesit e rinj të strukturave vendore: Jeni

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano prezanton drejtuesit e rinj të strukturave vendore. Konkretisht Krenar Muço, i cili ka qenë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër është emëruar në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Mësohet se gjatë prezantimit të tyre, Nano, duke vlerësuar punën e mirë të bërë deri tani, u ka kërkuar drejtuesve të rinj të strukturave vendore, angazhim e përkushtim maksimal për parandalimin dhe goditjen e krimit, të kultivimit të kanabisit deri në zhdukje, parandalimin e krimeve mjedisore dhe ndotjes akustike, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve dhe ndjekjen e tyre, me qëllim zgjidhjen ligjore, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera përgjegjëse, bashkëpunim më të mirë me institucionet arsimore, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Nano u ka bërë të qartë drejtuesve të rinj se janë në provë dhe se secili prej tyre do të vlerësohet bazuar në meritokraci dhe integritet. Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar më tej se vlerësimi dhe perceptimi i qytetarëve për shërbimin e ofruar nga shërbimet policore, si dhe për rezultatet e arritura në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për qytetarët do të jenë primare për vlerësimin e ecurisë së drejtuesve në detyrë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albert nushi artur selimaj drejtuesit e strukturave vendore ferdinand mara gledis nano ilir dedja krenar muço lorenc meta albert nushi artur selimaj drejtuesit e strukturave vendore ferdinand mara gledis nano ilir dedja krenar muço lorenc meta

Sondazh

Poll