Aktualitet

VD- Përplasen makinat në Lezhë, ndërron jetë 67-vjeçari, i riu i preu rrugën

19 Tetor 2021, 05:00 Nga DOSJA
VD- Përplasen makinat në Lezhë, ndërron jetë

LEZHË– Një 67-vjeçar i identifikuar si Zyhdi Meti ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se Meti, banues në Shkodër ishte nisur mëngjesin e sotëm për të tregtuar shpendë në Lezhë, punë të cilën e bënte çdo ditë. Por, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, një automjet me drejtues një 19-vjeçar të identifikuar si Vilson Tola i preu rrugën në tentativë për ta parakaluar.

Parakalimi i gabuar solli përplasjes mes dy mjeteve. Si Meti dhe Tola mbetën të plagosur. Ata u nisën drejt spitalit të Traumës, por fatkeqësisht 67-vjeçari nuk ia doli dot e ndërroi jetë rrugës. 19-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi zyrtar: Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Zyhdi Meti,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Vilson Tola, 19 vjeç.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, Zyhdi Meti dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër,Vilson Tola. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje në lezhë kryqëzimi i dajçit vilson tola zyhdi meti aksident me vdekje në lezhë kryqëzimi i dajçit vilson tola zyhdi meti

Sondazh

Poll