Aktualitet

Vdekja e 4 rusëve, avokati Meminaj: Shqipëria u zgjidh qëllimisht për këtë tragjedi

19 Tetor 2021, 05:59 Nga DOSJA
Vdekja e 4 rusëve, avokati Meminaj: Shqipëria u zgjidh qëllimisht

TIRANË– Avokati Bledar Meminaj ka deklaruar se vrasja e katër anëtarëve të familjes ruse është zgjedhur qëllimisht për tu bërë në Shqipëri pasi vendi ynë nuk është i përgatitur mjaftueshëm për të zbuluar ngjarje të tilla.

I ftuar në “Open”, Meminaj tha se duhet të përqendrohet tek hoteli për të zbuluar detaje rreth ngjarjes.

“Është zgjedhur ndoshta enkas për Shqipërinë se nuk është përgatitur ende për të zbuluar të tilla ngjarje. Zbulimi ose akti i ekspertimit më i detajuar do të varen nga organi i procedurës, besoj se do të ketë grup ekspertësh për të dalë në rezultat. Shihet qartë se grupet tona të ekspertimit janë njohur me sasinë e klorit, me helmim, asfiksi. Ne jemi para faktit që Shqipëria ka qenë para vendit të përfundimit të misionit. Vendngjarja është aty ku duket, por në fakt këtu është përfundimi. I gjithë hoteli duhet të jetë prova kryesore ku grupi i hetimit të marrë provat,”- tha Meminaj.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret bledar meminaj 4 ruset e vdekur ne qerret bledar meminaj

Sondazh

Poll