Art&Argëtim

Galeria Kombëtare e Arteve mbyllet përkohësisht, i nënshtrohet rikonstruksionit

18 Tetor 2021, 20:34 Nga DOSJA
Galeria Kombëtare e Arteve mbyllet përkohësisht, i

TIRANË- Galeria Kombëtare e Arteve është mbyllur përkohësisht ditën e sotme për vizitorët pasi do të rikonstruktohet. Ministria e Kulturës me anë të një njoftimi ka bërë me dije se aktiviteti i Galerisë do të vazhdojë pranë ambienteve të Muzeun Historik Kombëtar, ndërkohë që orenditë dhe pajisjet që ndodhen brenda do të transferohen në ambientet e Albafilm.

Njoftimi i MK-së:

Referuar zbatimit të projektit të Ministrisë së Kulturës për rikonstruksionin e godinës së GKA-së, ambientet e këtij objekti do të mbyllen përkohësisht, duke filluar nga 18.10.2021 deri në përfundimin e punimeve. Galeria Kombëtare e Arteve është ngarkuar të marrë masa për transferimin e orendive, pajisjeve, arkivin administrativ pranë ambienteve të Albafilm sh.a. Por aktiviteti i institucionit do të vijojë. Në bashkërendim me Muzeun Historik Kombëtar apo entitete të tjera do të zhvillohen ekspozita të përkohshme dhe programe publike. Po ashtu, në bashkërendim me Ministrinë e Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale Arsimore, do të zhvillohen aktivitete kreative për edukimin e fëmijëve, në institucione arsimore.

Rikonstruksioni i hapësirave të Galerisë Kombëtare të Arteve do të kushtojë 1 miliardë e 365 milionë lekë dhe pritet të zgjasë 3 vite.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture albafilm galeria kombëtare e arteve rikonstruksioni i galeria kombëtare e arteve albafilm galeria kombëtare e arteve rikonstruksioni i galeria kombëtare e arteve

Sondazh

Poll