Art&Argëtim

Georgina Rodriguez pozon për revistën franceze, shfaqet si Nënë Tereza

18 Tetor 2021, 15:38 Nga DOSJA
Georgina Rodriguez pozon për revistën franceze, shfaqet si

FRANCË– Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit të mirënjohur, Cristiano Ronaldo, ka tërhequr përsëri vëmendjen në rrjetin e saj social Instagram. Së fundmi ajo ka publikuar një foto duke i surprizuar të gjithë. E veshur me një fustan të bardhë dhe një vello të hedhur në flokë dhe grim të thjeshtë, bukuroshja ka pozuar për francezen “L’Officiel”. Georgina duket se është frymëzuar nga misionarja e njohur me origjinë shqiptare, Nënë Tereza.

 

 

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

“Kush nuk jeton për të shërbyer, nuk shërben për të jetuar. Shën Tereza e Kalkutës”, me këto fjalë Georgina ka shoqëruar imazhin, nga ku është marrë edhe më shumë shkas për të menduar vërtetë se këtë herë ajo është frymëzuar nga misjonarja shqiptare.

Fotoja është pritur mjaft mirë nga ndjekësit dhe në vetëm katër orë nga postimi i saj ka marrë mbi gjysmë milioni ‘like’.

(s.b.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz cristiano ronaldo georgina rodriguez nene tereza cristiano ronaldo georgina rodriguez nene tereza

Sondazh

Poll