Art&Argëtim

Rrëfehet Stresi: I shkuan mamit në 3 të natës si të isha kriminel, ç’faj kisha unë

18 Tetor 2021, 17:53 Nga DOSJA
Rrëfehet Stresi: I shkuan mamit në 3 të natës si të

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në një intervistë ekskluzive pasi i dha fund arratisë dhe vendosi të rikthehej në Shqipëri. Reperi pohoi se përgjatë këtyre 10 muajve kishte qëndruar në Londër, duke shpjeguar më tej se ishte i detyruar të largohej.

Është vuajtje e madhe të të kapin policët për 12 ditë për një protestë. Aq më tepër që unë i mbrojta policët se kam miq policë vetë dhe s’më vjen mirë t’i shoh të gjakosur. Por t’i shkojnë mamit tim në orën 3 të natës e të më kërkojnë mua si kriminel, kjo s’është normale. Çfarë kisha bërë unë?!”, u shpreh ai.

Ndër të tjera këngëtari shtoi se e gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur nëse do ta kishin lajmëruar të paraqitej në komisariat si normalisht. Gjithashtu ai theksoi faktin se kësaj here është rikthyer i depolitizuar dhe s’ka ndërmend të përfshihet në asnjë protestë.

(s.b.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj rrefehet stresi stresi arkimed lushaj rrefehet stresi stresi

Sondazh

Poll