Art&Argëtim

“Me dashuri në Dajt jemi njohur”, Aleksandër Gjoka tregon si u njoh me gruan

18 Tetor 2021, 15:43 Nga DOSJA
“Me dashuri në Dajt jemi njohur”, Aleksandër Gjoka tregon

TIRANË– Këngëtari i mirënjohur, Aleksandër Gjoka ka rrëfyer së fundmi se si është njohur më bashkëshorten e tij. I ftuat në emisionin “Dola te Ola”, ai tregoi se të shoqen e njohu kur shkonte në Dajt dhe luante me kitarë, ndërsa ajo gjendej atje në piknik me familjen. Gjoka thotë se gruaja e tij mund të gjejë githmonë mënyrën si ta qetësojë kur ai është i nevrikosur. Këngëtari ka folur gjithashtu edhe për ndjenjën e të qenit gjysh dhe baba.

PJESE NGA BISEDA

Aleksandër Gjoka: Ky është një fenomen që ndodh. Njerëzit kur vijnë në një moshë para plakjes ngjajnë. Kur kemi qenë të fejuar me Ritën, se edhe Rita i ka pasur flokët kaçurrele na thonin që ju sikur jeni motër dhe vëlla. Dmth kishim hije.

Pyetje: Çfarë cilësish ka Rita që ti nuk i ke?

Aleksandër Gjoka: Unë nuk mendoj se një çift mund të shkojë shumë mirë duke qenë të njëjtë. Rita është një tip i qetë, natyre shumë e dashur. Është nga këto tironset puro. Ajo më qetëson mua.Unë kam një veçori që e kanë edhe shumë të tjerë. Unë kërkoj falje. Nuk ka njeri pa gabime dhe unë kërkoj falje

Pyetje: I ke kërkuar falje Ritës gjatë jetës?

Aleksandër Gjoka: Patjetër. Ajo ka një armë të fuqishme, që kur unë jam i acaruar ajo me qetësonte

Pyetje: Si jeni njohur?

Aleksandër Gjoka: Me dashuri në Dajt jemi njohur. Kjo ishte ekskursion me familjen. Unë me kitare. Me dashuri jemi njohur.

Pyetje: Këta të dy janë fryt i dashurisë, djali dhe vajza. Sa ta kanë ndryshuar jetën fëmijët?

Aleksandër Gjoka: Kur kam qenë beqar, nuk e mendoja se do të martohesha. Na quanin “rrugaç”. Kur u bëra me fëmija ndryshova shumë

Pyetje: Po kur u bëre gjysh?

Aleksandër Gjoka: Edhe ajo e bukur ishte. Për nderin tim, vajzës i ka vënë emrin Aleksandra. Edhe Rei ka zë të trashë si puna ime.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz aleksandër gjoka rrefehet aleksander gjoka aleksandër gjoka rrefehet aleksander gjoka

Sondazh

Poll