Art&Argëtim

“A ja fërkuat njëri-tjetrit shpinën?”, Fifi sërish xheloze për Granitin

18 Tetor 2021, 13:57 Nga DOSJA
“A ja fërkuat njëri-tjetrit shpinën?”, Fifi

TIRANË – Këngëtarja Filloreta Raçi, ose ndryshe siç njihet nga publiku, Fifi, ka ngjallur mjaft reagime me hyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother VIP sidomos me afrimitetin e saj me ish-futbollistin Granit Cana.

Marrëdhënia e tyre tensionohet shpesh nga xhelozia e Fifit dhe e njëjta gjë ka ndodhur së fundmi. Fifi është bërë xheloze sërish pasi Graniti dhe Semi janë larë bashkë.

“Si kalove në dush? A kalove mirë? A u fërkove mirë? Dëgjova se nuk ishe larë vetëm”, e ka pyetur ajo.

“Ua, kaq thellë ka mbërritur xhelozia ë? Po ti e di që ne shokë jemi”, i ka thënë ai.

Fifi i ka thënë se po e pyet kot por nuk ja ka kursyer “thumbat”.

“Veç po pyes, nuk po them gjë. Si u ndjeve kur u lave? A ja fërkuat njëri-tjetrit shpinën?”, tha Fifi.

“Jo, jo, nuk ka shanse“, ka replikuar Graniti.

“Veç po pyes, a nuk prite dot sa të lahej ajo e pastaj të hyje ti?”, e ka pyetur Fifi.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip fifi filloreta raci granit cana big brother vip fifi filloreta raci granit cana

Sondazh

Poll