Art&Argëtim

Bieta Sulo i thërret ‘Noizy’, Stresi: E prisja, edhe atij i ke thirrur në emrin tim

18 Tetor 2021, 18:46 Nga DOSJA
Bieta Sulo i thërret ‘Noizy’, Stresi: E prisja, edhe atij i ke

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është kthyer në Shqipëri pas arratisjes në Angli 7 muaj më parë, pasi u shpall në kërkim nga Policia, si organizator i protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Ditën e sotme, këngëtari ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur për arratinë, kthimin në Shqipëri dhe faktin që është pajtuar me Rigels Rajkun, reperin e njohur ndryshe si Noizy, me të cilin prej vitesh kanë qënë në konflikt të vazhdueshëm. I pyetur se si erdhi momenti që të dy “ulën gjakrat”, Stresi u përgjigj duke thënë:

“Asgjë, thjesht ka shumë vite që i bëhesh bajat dhe njerëzve që keni 13 vjeç, su poqët. Kur rritesh, e mendon dhe vetë. Gjithmonë të vjen në kokë. Ja kemi lënë adoleshencës. Protesta ime e momentit është vetëm në studio.”

Në përfundim të intervistës, moderatorja Bieta Sulo e falenderoi dhe i ngatërroi emrin me Noizyn, gjë që Stresi e mori me sportivitet duke qeshur.

“E prisja se e ke ngatërruar njëherë. E parandjej 3 sekonda para. E thashë që mbaje mend që do ma bëjë sepse në intervistën që ke bërë me Noizyn i ke thënë Stres”, shtoi reperi pas lapsusit të moderatores.

(s.b.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bieta sulo stresi stresi flet per noizyn bieta sulo stresi stresi flet per noizyn

Sondazh

Poll