Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë, shfryhet 14 shkurti, rikthim në 2019

18 Tetor 2021, 11:47 Nga DOSJA

TIRANË– Zgjedhjet komunale te 6 tetorit ne Kosove, duken si një rikthim në shifrat e tetorit 2019, kur Vetëvendosje me 26 për qind të votave u detyrua të bashkohej me LDK që mori 24.5 për qind, për të krijuar qeverinë. Shifra që u përmbysën në 14 shkurt të 2021, kur Vetëndosje e Albin Kurtit, bashkë me listën “guxo” të Vjosa Osmanit, pothuaj e arritën 50 për qindshin e votave, siguruan krijimin e qeverisë pa aleatë dhe zgjodhën edhe Presidenten, falë pjesëmarrjes së LDK në seancë.

Pas 8 muajsh e 4 ditësh, duket se situata është kthyer në 2019, ose afër saj. VV ka marrë 205 mijë vota (nga 438 mijë në 14 shkurt), ose 25.7 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 181 mijë vota (nga 110 mijë në 14 shkurt), ose 22.6 për qind, PDK ka marrë 171 mijë vota (nga 148 mijë në 14 shkurt), ose 21. 4 për qind.

Rritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është padyshim më e madhja, por edhe një rikthim në pozitat e saj të natyrshme. Abdixhiku në 7 muaj, arriti ta ndalojë rënien e partisë më të vjetër të Kosovës dhe ta ringrejë atë pothuajsë në shifrate dikurshme.

Nga ana tjetër, për më pak se 1 vit, qeverisja e Albin Kurtit, ka sjellë rezultate që mund të quhen në rastin më të mirë jo optimiste për partinë e tij. Megjithëse zgjedhjet lokale nuk janë pasqyrë besnike e vendimit për qeverisjen qëndrore, ato mbeten sondazhi më i mirë për mbështetjen që Albin ka sot në Kosovë. Nga këto shifra, është e qartë se Albin Kurti, edhe nëse i fiton zgjedhjet e 2025, nuk do të mund të qeverisë më vetëm. Gjithashtu mund të thuhet se Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, dy politikanë të rinj dhe të papërlyer, janë një alternativë serioze, por edhe një garanci se Kosova nuk do të kthehet më tek e shkuara.

Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 zgjedhjet ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll