Bota

Humbi Mitrovicën, Bahtiri telefonon kundërsharin: I uroj fitoren Hamzës

18 Tetor 2021, 11:12 Nga DOSJA
Humbi Mitrovicën, Bahtiri telefonon kundërsharin: I uroj fitoren

KOSOVË– Kryetari aktual i  Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka pranuar humbjen në zgjedhjet e djeshme duke uruar dhe kundërshatrin e tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamzën.

Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten”, shkroi Bahtiri.

Bahtiri pranoi se zgjedhjet qenë të lira dhe demokratike, pa asnjë problem.

Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar”, shkroi Bahtiri në Facebook.

Bedri Hamza nga PDK-ja fitoi me 53,86% të votave në këtë komunë, duke e shmangur balotazhin. Bahtiri, ndërkaq, humbi duke marrë 34,40% të votave. I treti doli kandidati i LDK-së, Armend Agolli, i cili mori 11,74% të votave.

Agolli gjithashtu e ka uruar Hamzën për fitoren.

I uroj Bedriut për rezultatin e arritur, uroj që ai ta respektoj vullnetin e qytetarëve me përulësi”, shkroi Agolli.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Kosovë! 21 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë (REZULTATET)

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni agim bahtiri bedri hamza zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 agim bahtiri bedri hamza zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll