Bota

Zgjedhjet në Maqedoni, 32 komuna tashmë me kryetar të ri, 42 shkojnë në balotazh

18 Tetor 2021, 11:26 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Maqedoni, 32 komuna tashmë me kryetar të ri, 42

MAQEDONIA E VERIUT- Janë publikuar rezultatet fillestare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ku janë zgjedhur krerët e 32 komunave.

Sipas KSHZ-së, në 42 janë në balotazh duke bërë kështu që të zhvillohet raundi i dytë më 31 Tetor ku do të përballen sërish kandidatët për kryetar komune.

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Bogdanc, Berovë, Bosillovë, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Butel, Gradsko, Dellçevë, Zërnoc, Dojran, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Karbinc, Krushevë, Likovë, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Pllasnicë, Prilep, Saraj, Sveti Nikollë, Sopisht, Strumicë, Qendër Zhupë dhe Shtip.

Deri më tani, VMRO-DPMNE-ja  ka fituar 19 kryetar komunash, LSDM 9 kryetarë komunash, BDI tre ndërsa Partia Demokratike Turke (TDP) një.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Maqedoni! Vijon numërimi i votave, Zaev nuk pranon humbjen

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni 42 komuna ne balotazh komisioni shtetëror i zgjedhjeve zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut 42 komuna ne balotazh komisioni shtetëror i zgjedhjeve zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll