Aktualitet

DETAJET/ Arrestimi i ish-kreut të Kadastrës, policia: Kishte 65 mijë euro në shtëpi

18 Tetor 2021, 10:53 Nga DOSJA
DETAJET/ Arrestimi i ish-kreut të Kadastrës, policia: Kishte 65

VLORË – Mbrëmjen e kaluar policia e Vlorës ka arrestuar ish-kreun e Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim të pronave në Dhërmi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia ka gjetur 65 mijë euro. Sipas policisë, Troci ka shpërdoruar detyrën dhe akuzohet për falsifikim të vulave, stampave ose formularëve. Ai është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Vlorës.

Njoftimi i Policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 16.10.2021, i Gjykates së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin K. T., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës, në Tiranë, shtetasit K. T, i është gjetur një shumë parash prej 65.000 Euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Pasi u largua nga posti i kreut të Kadastrës së Vlorës, Troci punoi për një periudhë gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e pronave në Qarkun e Vlorës dhe më pas dha dorëheqjen. Më pas u zëvendësua nga Bardhyl Gjika. Ky i fundit, vetëm pak ditë më parë inskenoi një grabitje në zyrën e tij.

E gjitha për grabitjen e pronave në Dhërmi. Ditën e grabitjes ai doli për kamerat duke kërkuar hetim për grabitjen, ndërkohë që ishte vetë ai “truri” pas grabitjes. Bashkë me të u prangosën Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni. Të gjithë kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet klodian troci kadastra e vlores klodian troci rikthehet klodian troci arrestohet klodian troci kadastra e vlores klodian troci rikthehet klodian troci

Sondazh

Poll