Aktualitet

Kanabis në Krujë! Arrestohet një person, në kërkim një tjetër (DETAJET)

18 Tetor 2021, 07:16 Nga DOSJA
Kanabis në Krujë! Arrestohet një person, në kërkim

KRUJË– Një 43-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia e Krujës pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjendën 3 kg kanabis sativa. Gjithashtu policia ka preceduar penalisht personin me inicialet S.D pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Përndjekja”. 22 vjeçari ka tentuar të lagrohen me një automjet që drejtohej nga E. M. pa pasur leje drejtim. 15 vjeçari, i cili drejtonte makinën nuk i është bindur urdhërit të policisë për ndalim.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, shpallet në kërkim poseduesi. Gjatë kontrolleve, kapet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas që kishte shkelur masën e arrestit në shtëpi dhe procedohet penalisht 1 tjetër shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike, organizuan punën duke ushtruar kontroll të befasishëm brenda dhe jashtë banesës së shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili në momentin e kontrollit nuk ndodhej në banesë. Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të vjetër ngjitur me banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të kësaj banese, shtetasin S. D., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas ka tentuar të largohet me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, shtetasi E. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. M. dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 22 vjeç, banues në Borizanë, Krujë. Gjithashtu u procedua penalisht për shkak të moshës, shtetasi E. M., 15 vjeç, banues në Borizanë, Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(a.sh)/Dosja.al 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis kanabis ne kruje kruje policia ne kruje kanabis kanabis ne kruje kruje policia ne kruje

Sondazh

Poll