Aktualitet

Dhunoi policin në krye të detyrës! Arrestohet 29-vjeçari në Fier

18 Tetor 2021, 09:27 Nga DOSJA
Dhunoi policin në krye të detyrës! Arrestohet 29-vjeçari

FIER- Arrestohet në flagrancë një qytetar në Fier. 29 vjeçarit Justi Maka, banues në fshatin Mërtish të Divjakës i janë vendisur prangat pasi ushtroi dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë së rendit, ky i fundit ishte në krye të detyrës kur qytetari e sulmoi dhe ushtroi dhunë mbi të.

Nuk dihet ende shkaqet e këtij agresioni ndaj punonjësit të Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Mërtish, Divjakë, pasi në lagjen “Kastrioti” Fier ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike, punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.sh)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29 vjecari ne fier dhune ndaj policisë policia e fierit arrestohet 29 vjecari ne fier dhune ndaj policisë policia e fierit

Sondazh

Poll