Aktualitet

VD-Nuk pranohen pa vaksinë! Studentët ngrihen në protestë, ndahen në 2 grupe

18 Tetor 2021, 07:41 Nga DOSJA
VD-Nuk pranohen pa vaksinë! Studentët ngrihen në protestë,

TIRANË- Studentënt në Tiranë kanë protestuar ditën e sotme kundër vaksinimit dhe testit PCR që iu kërkohet në shkolla. Në orët e para të mëngjesit, ata iu drejtuan fakulteteve respektive, mirëpo nuk u pranuan nga rojet dhe policët e pranishëm që të futen brenda auditoreve, pasi nuk ishin vaksinuar dhe nuk kishin bërë testin PCR.


Përplasjet nisën fillimisht në fakultetin e Shkencave të Natyrës të cilët u përplasën me policinë pasi nuk lejoheshin që të futesh brenda auditoreve pa vaksinë. Ata bllokuan rrugën për të vijuar më pas marshimin drejt sheshit ‘Nënë Tereza’.

Studentët u ndanë në dy grupe. Një prej tyre zgjodhi që të protestone përballë Ministrisë së Arsimit, aty ku u bë dhe bllokimi i rrugës së Durrësit. Grupi tjetër u zhvendos përballë Politeknikut, në sheshin ‘Nënë Tereza’. Nuk dihet nëse kjo protestë do të vijojë dhe në ditët në vazhdim.

Studentët shprehen se e drejta e arsimit është një e drejtë kushtetuese, dhe nuk mund të tjetërsohet nga asnjë vendim qeverie. Në Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Durrës lejohen të hyjnë në auditore dhe studentët e pavaksinuar. Ndërkohë që në Vlorë, Shkodër dhe në Tiranë, studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen që të hyjnë në auditore.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Dy grupe! Studentët protestojnë njëkohësisht te Politekniku dhe Ministria e Arsimit

Bllokohet rruga e Durrësit! Studentët protestojnë përballë Ministrisë së Arsimit

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve 18 tetor 2021 protesta e studenteve 18 tetor 2021

Sondazh

Poll