Aktualitet

Qëlluan me armë zjarri në ajër, policia arreston 2 të rinjtë në Vorë

18 Tetor 2021, 10:03 Nga DOSJA
Qëlluan me armë zjarri në ajër, policia arreston 2 të

VORË- Arrestohen dy të rinjë në Vorë pasi qëlluan në ajër me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në “Kuç-Vorë, ku mbi kodrat e fshatit Gjokaj 23 vjeçari me iniciale L.C së bashku me shokun e tij A.D 24 vjeç po bëni qitje të lirë më automatik. Gjatë kontrollit që Policia ka bërë në banesën e tyre në Shijak është gjendur një armë zjarri automatik dhe një sasi e vogël kanabis sativa.

Dy të rinjt kan rezultuar autor edhe të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2021, ku shtetasi B. V. ka kallëzuar se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke i dëmtuar automjetin. Materialet e sekuestruar i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Vorë

Qëlluan me armë zjarri në ajër, falë denoncimit të qytetarëve dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy të rinjve.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga qytetarët, se në vendin e quajtur “Kuç-Vorë”, mbi kodrat e fshatit Gjokaj, po qëllonin me armë zjarri në ajër, kanë shkuar në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve:

L. Ç., 23 vjeç dhe A. D., 24 vjeç, të dy banues në Shijak.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit të tyre që u gjet në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, një sasi të vogël lënde narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve hetimore, këta shtetas kanë rezultuar edhe autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2021, ku shtetasi B. V. ka kallëzuar se është qëlluar me armë zjarri në ajër dhe për pasojë është dëmtuar automjeti i tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.sh)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll