Aktualitet

VD-Studentët pranohen në auditore,Zv.Rektori i Universitetit të Korçës:Do vaksinohen

18 Tetor 2021, 08:35 Nga DOSJA
VD-Studentët pranohen në auditore,Zv.Rektori i Universitetit të

KORÇË- Zv.rektori i Universitetit “Fan S. Noli” ka pranuar ditën e sotme edhe studentët e pa vaksinuar por duke theksuar se në ditët në vijimë duhet të marrin të paktën dozën e parë të vaksinës që të ndjekin vitin e ri akademik.

I pyetur se nëse rektorati po shkelte urdhërin e  Ministrisë së Arsimit Zv. rektori Artur Adili është përgjigjur se “nuk mund të privojmë studentët nga mësimi por do t’i udhëzojmë për t’u vaksinuar, pra po respektojmë autonominë e universitetit.”

“Janë ngritur dy qendra vaksinimi në universitet. Nga sa kemi informacion pjesa më e madhe ka marrë të paktën vetëm vaksinën e parë. Sa i përket të pavaksinuarve, nuk do të lejohen pa maska. Do të futen, por duke respektuar rregullat”, tha ai.

“Nuk mund t’i vaksinojmë të gjithë brenda ditës dhe nuk mund t’i penalizojmë për mësimin. Pse nuk jeni kaq të interesuar për Festën e Birrës, apo njerëzit në stadiume?”- ka përmbyllur fjalët e tij Zv.rektori

Disa prej studentëve janë kundër vaksinimit me detyrim por gjithashtu një pjesë e vogël e tyre janë vaksinuar për mos të humbur vitin e ri akademik. Brenda kësaj jave në Korçë janë vaksinuar vetëm 37 studentë, ndërkohë nuk ka asnjë statistikë se sa është numri total i studentëve të vaksinuar.

LAJMI KRYESOR: Viti i ri akademik nis me tensione!Studentët në auditore,kusht vaksinimin ose testi

(a.sh)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rektorati student te pa vaksinuar universiteti i korçes vaksinim i detyruar viti i ri akademik 2021-2022 rektorati student te pa vaksinuar universiteti i korçes vaksinim i detyruar viti i ri akademik 2021-2022

Sondazh

Poll