Aktualitet

Merr flakë “Benzi” në Gjirokastër, ishte parkuar pranë një supermarketi

18 Tetor 2021, 09:41 Nga DOSJA
Merr flakë “Benzi” në Gjirokastër, ishte parkuar

GJIROKASTËR– Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor “Ura e Lumit”- “Lagjia Puntore” në afërsi të një supermarketi në Gjirokastër. Mjeti tip “Benz” është në pronësi të qytetarit me iniciale F.M dhe ka qënë i parkuar në momentin kur ka marrë flakë. Fatëmirësit nuk raportohet për asnjë të lënduar. Nuk dihet ende nëse zjarri ishte i qëllimt, policia dhe zjarrëfiksja ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në datën 18.10.2021, rreth orës 09:20, njoftohemi se në aksin rrugor “Ura e Lumit” – “Lagjia Puntore”, në afërsi të një supermarketi, mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F. R., ka marrë flakë. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(a.sh)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina digjet makina ne gjirokaster gjirokaster digjet makina digjet makina ne gjirokaster gjirokaster

Sondazh

Poll