A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran rrugë e suksesshme për ndryshimin e regjimit?
20 Qershor, 11:52
...
Aktualitet
Viti i ri akademik nis me tensione! Studentët në auditore, kusht vaksinimi ose testi
18 Tetor 2021, 05:50Nga DOSJA
TIRANË– Sot ka nisur viti i ri akademik 2021-2022! Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ. Nëse studenti nuk paraqet asnjëherën nga kushtet e vendosura, nuk do lejohet të futet brenda auditorit.
Të paktë kanë qënë studentët që janë paraqitur mëngjesin e sotëm në universitete. Në Elbasan, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Tiranë, shifrat kanë qënë të pakta. Në Tiranë do të zhvillohet një protestë në orën 10:00, kundër vaksinimit me detyrim.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë studentët duke iu kërkuar që ende të vijojnë të vaksinohen pasi janë anëtarë të një komuniteti e në këtë mënyrë respektojnë veten dhe të tjerët. “Më lejoni edhe një herë që të ftoj të vaksinohet secili prej jush që nuk ka pasur mundësi deri më tani. Sepse ne besojmë që universiteti nuk formon vetëm profesionistë apo shkencëtarë të fushave të ndryshme, por formon qytetarët e një shoqërie, të cilët mësojnë të jenë anëtarë të një komuniteti, duke respektuar të drejtat e njëri-tjetrit. Dhe kjo është e pamundur të realizohet duke qëndruar përpara ekranit të një kompjuteri apo telefoni celular, por vetëm nëpërmjet ndërveprimit me pedagogët tuaj, kolegët dhe duke u parë sy me sy me njëri-tjetrin”.
Kryeministri Edi Rama uroi të gjithë studentët dhe pegadogët për nisjen e viti të ri akademik duke u shprehur se përkushtimi do jetë maksimal dhe angazhimi i vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, si dh me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkurruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE.
Nga dita e sotme, janë parashikuar të stacionohen punonjës sigurie me qëllim për të mos lejuar asnjë student “të pabindur” i cili nuk është i vaksinuar apo me test PCR të marrë pjesë në leksione a seminare. Bashkë me punonjësit e sigurisë është ngarkuar edhe struktura administrative të rakordojë hyrje-daljet në fakultete.
Rektori i Universiteti të Tiranës, Artan Hoxha, pohoi tre ditë më parë se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar e se pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk e kanë të mundur që të vaksinohen. Ishte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve.
TIRANË– Tensione mes studentëve dhe policisë ka pasur ditën e sotme në fakultetin e Historisë Filologjisë në Tiranë. Studentët e pavaksinuar kanë kër...
ELBASAN– Ka nisur sot viti akademik 2021-2022 në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ku kusht kryesor është vendosur vaksinimi për të marrë p...
TIRANË– Ambasada ruse njoftoi ditën e djeshme se familjarët e 4 turistëve rus që humbën jetën ën Qerret janë njoftuar dhe do të kryhej tërheqja e tru...
TIRANË– Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik kanë njoftuar se nga dita e sotme do të ketë një përgjysmim të flotës së urbanëve në Tiranë.Ata...
TIRANË– Studentët janë përplasur ditën e sotme me policinë në hyrje të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ata kanë bllokuar hyrjen pasi nuk lejohen ...
TIRANË– Një student i pavaksinuar ka shkaktuar trazira në hyrje të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë. Ai nuk është pranuar që të fut...
DURRËS– Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Dosja.al mëson se një mjet me targa italiane është përplasur me...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të lajmeve për ditën e sotme. Dosja.al ka si lajm kryesor zgjedhjet lokale në Kosovë. Ditën e sotme priten ...