Aktualitet

Lejohen studentët e pavaksinuar! Thyhet rregulli për masat anti Covid në disa qytete

18 Tetor 2021, 08:28 Nga DOSJA
Lejohen studentët e pavaksinuar! Thyhet rregulli për masat anti Covid

TIRANË– Rektorët në Korçë, Durrës dhe Elbasan kanë thyer urdhrin e Ministrisë për masat antiCOVID. Ata kanë pranuar ditën e sotme dhe studentët të cilët nuk kanë kryer vaksinën.  Studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, studentët e Korçës dhe të Elbasanit janë lejuar të futen ditën e sotme në auditore dhe pa vaksinë.

Një pjesë e studentëve deklarojnë se janë vaksinuar më herët, ndërkohë ka nga ata të cilët janë detyruar të bëjnë vaksinën në ambientet e UAMD, vetëm për të ndjekur leksionet në javët në vijim.

Ditën e parë janë paraqitur shumë pak studentë vetëm për t’u informuar për nisjen e vitit akademik, ndërkohë në godinat përkatëse duket se studentët janë futur edhe pse kanë qenë të pavaksinuar.

LAJMI KRYESOR:Viti i ri akademik nis me tensione!Studentët në auditore,kusht vaksinimin ose testi

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve 18 tetor 2021 viti i ri akademik 2021-2022 protesta e studenteve 18 tetor 2021 viti i ri akademik 2021-2022

Sondazh

Poll