Aktualitet

Viti i ri akademik nis me tensione! Studentët në auditore, kusht vaksinimi ose testi

18 Tetor 2021, 05:50 Nga DOSJA
Viti i ri akademik nis me tensione! Studentët në auditore, kusht

TIRANË– Sot ka nisur viti i ri akademik 2021-2022! Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ. Nëse studenti nuk paraqet asnjëherën nga kushtet e vendosura, nuk do lejohet të futet brenda auditorit.

Të paktë kanë qënë studentët që janë paraqitur mëngjesin e sotëm në universitete. Në Elbasan, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Tiranë, shifrat kanë qënë të pakta. Në Tiranë do të zhvillohet një protestë në orën 10:00, kundër vaksinimit me detyrim.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë studentët duke iu kërkuar që ende të vijojnë të vaksinohen pasi janë anëtarë të një komuniteti e në këtë mënyrë respektojnë veten dhe të tjerët. “Më lejoni edhe një herë që të ftoj të vaksinohet secili prej jush që nuk ka pasur mundësi deri më tani. Sepse ne besojmë që universiteti nuk formon vetëm profesionistë apo shkencëtarë të fushave të ndryshme, por formon qytetarët e një shoqërie, të cilët mësojnë të jenë anëtarë të një komuniteti, duke respektuar të drejtat e njëri-tjetrit. Dhe kjo është e pamundur të realizohet duke qëndruar përpara ekranit të një kompjuteri apo telefoni celular, por vetëm nëpërmjet ndërveprimit me pedagogët tuaj, kolegët dhe duke u parë sy me sy me njëri-tjetrin”.

Kryeministri Edi Rama uroi të gjithë studentët dhe pegadogët për nisjen e viti të ri akademik duke u shprehur se përkushtimi do jetë maksimal dhe angazhimi i vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, si dh me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkurruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE.

Nga dita e sotme, janë parashikuar të stacionohen punonjës sigurie me qëllim për të mos lejuar asnjë student “të pabindur” i cili nuk është i vaksinuar apo me test PCR të marrë pjesë në leksione a seminare. Bashkë me punonjësit e sigurisë është ngarkuar edhe struktura administrative të rakordojë hyrje-daljet në fakultete.

Rektori i Universiteti të Tiranës, Artan Hoxha, pohoi tre ditë më parë se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar e se pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk e kanë të mundur që të vaksinohen. Ishte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

PAMJET/ Studentët futen në auditore, si kontrollohen për certifikata dhe teste

Reagojnë studentët për vaksinimin e detyruar, disa pranojnë e disa do lënë shkollën

Studentët pranohen në auditore, Zv. Rektori i Universitetit të Korçës: Do vaksinohen

‘Çfarë vaksinimi more?’/ Tensione te ‘Filologjiku’ mes studentëve dhe policisë

Mësimi në Universitete/ Në Elbasan vetëm 5% e studentëve janë vaksinuar

Përplasje në Fakultetin e Shkencave, tensione mes studentëve dhe policisë

Studenti i pavaksinuar: Nuk përballoj dot çmimin e testit, do i bashkohem protestës

Rama uron studentët: Angazhimi ynë i vazhdueshëm për rritjen e cilësisë së arsimit

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve 18 tetor 2021 studentet ne auditore studentet te vaksinuar viti i ri akademik 2021-2022 protesta e studenteve 18 tetor 2021 studentet ne auditore studentet te vaksinuar viti i ri akademik 2021-2022

Sondazh

Poll