Sport

Lamtumira e Messit nga Barça, Fabregas: “5 ditë më parë, më tha se do të rinovonte”

17 Tetor 2021, 11:11 Nga DOSJA

SPANJE – Pak e prisnin këtë vendim, dhe një nënshkrim me Paris Saint-Germain. Mes njerëzve, dhe në këtë rast, i befasuar, Cesc Fabregas, tregoi një sfond të veçantë me transferimin e “La Pulce”.

Mesfushori spanjoll, mik i gjashtë herë “Topit të Artë”, është shprehur për “Prime Video”: “Isha me pushime me të një javë para se të njoftohej lamtumira e tij. Ai më tha se ishte shumë afër nënshkrimit me Barcelonën dhe se javën tjetër ai do të rifillonte stërvitjen,”– ka thënë Fabregas.

“Pesë ditë më vonë, unë u mërzita me të dhe ai më tha, se nuk ishte më e mundur dhe se klubi i kishte kërkuar të largohej.”

U bë më shpejt se u tha. Lionel Messi i tha lamtumirë Barcelonës për të kaluar në Ligue 1 te Paris SG: “Unë e di se ai është shumë i lumtur tani. Në Paris, ka shumë lojtarë që ai i njeh dhe që flasin spanjisht. Natyrisht ai është shumë i lumtur. Gjithashtu, edhe unë jam i lumtur, që do ta sfidoj atë si kundërshtar me Monakon”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “prime video” cesc fabregas do të rinovonte lamtumira e messit lionel messi në ligue 1 te paris sg “prime video” cesc fabregas do të rinovonte lamtumira e messit lionel messi në ligue 1 te paris sg

Sondazh

Poll