Aktualitet

Kanosje, ndërtim pa leje, arrestohen 2 persona në Sarandë

17 Tetor 2021, 12:31 Nga DOSJA
Kanosje, ndërtim pa leje, arrestohen 2 persona në Sarandë

SARANDË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 59-vjeçar me iniciale A.C është arrestuar pasi ka ndërtuar pa leje një objekt para banesës së tij. I arrestuari tjetër është 34-vjeçari me iniciale S.M, i cili ka kanosur personin me iniciale M.R si dhe ka dhunuar banesën e tij.

Njoftimi i Policisë:

A. C., 59 vjeç, banues në Sarandë, është arrestuar pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, në oborrin e banesës së tij, 1 objekt me kolona dhe soletë betoni.

Ndërkohë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, ka kanosur shtetasin M. R, dhe i ka dhunuar banesën duke i dëmtuar portën hyrëse të banesës. Gjithashtu ky person ka prishur qetësin publike dhe nuk u është bindur punonjësve të policisë për të ndaluar veprimet e kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona ne sarande policia e sarandes arrestohen 2 persona ne sarande policia e sarandes

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2021, 11:52

Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranë!

TIRANË– Ka përfunduar Maratona e Tiranës, ku morën pjesë rreth 2500 garues, prej të cilëve 1000 vinin nga e gjithë bota. Për secilën kategori, Marath...