Aktualitet

E diela pa makina! ‘Maratona e Tiranës 2021’, shpallen emrat fitues

17 Tetor 2021, 05:33 Nga DOSJA

TIRANË– Dita e sotme u zhvillua ‘Maratona 2021’! Edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, është një nga eventet më të mëdha sportiv në kryeqytet. =. Maratona u zhvillua në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe ëe too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.

Maratona e Tiranës u zhvillua pas një viti pushim për shkak të pandemisë së Covid 19, me të cilën u përball e gjithë bota. Në këtë Maratonë morën pjesë 2500 vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës. Për shkak të maratonës, u bllokuan disa akse rrugore.

U ndalua qarkullimi nga ora 07:00 në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në gjithë blv “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, blv “Dëshmorët e Kombit”, blv “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit”, rruga “George ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, blv “Zog I”, blv “i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “e Durrësit”, rruga “e Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, blv “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e “Gjykatës Tiranë” deri te ura “Taiëan”, blv “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e “Gjykatës së Rrethit Tiranë” deri te “ura Taiëan”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

Fituesit e Maratonës së Tiranës

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro

Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro

Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina – Fiton 5000 Euro

Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri – Fiton 3000 Euro

Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina – Fiton 2000 Euro

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Bogdan Semenovych – Ukraina – Fiton 2000 Euro

Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia – Fiton 1500 Euro

Vendi i tretë: Albion Ymeri – Kosova – Fiton 1000 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina – Fiton 2000 Euro

Vendi i dytë: Adrijana Poparsova – NMKD – Fiton 1500 Euro

Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova – Fiton 1000 Euro

Në kategorinë Tirana 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD – Fiton 800 Euro

Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri – Fiton 600 Euro

Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri – Fiton 500 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria – Fiton 800 Euro

Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri – Fiton 600 Euro

Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri – Fiton 500 Euro

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet e diela pa makina maratona 2021 rruget e bllokuara tirana pa makina tirane e diela pa makina maratona 2021 rruget e bllokuara tirana pa makina tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2021, 11:52

Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranë!

TIRANË– Ka përfunduar Maratona e Tiranës, ku morën pjesë rreth 2500 garues, prej të cilëve 1000 vinin nga e gjithë bota. Për secilën kategori, Marath...