Aktualitet

Ngjarja te ish-Parku/ Autorët u fshehën në një shtëpi, Gjykata i lë në burg

17 Tetor 2021, 07:17 Nga DOSJA
Ngjarja te ish-Parku/ Autorët u fshehën në një shtëpi,

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ditën e sotme ndaj tre të arrestuarve për përplasjen e tre ditëve më parë në ish parkun e autobuzëve. Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy të arrestuarit Daniel Manushi dhe Farjon Palushi të cilët akuzohen për “vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.

Ndërsa për të plagosurin Aleksandër Nikolla i arrestuar për moskallëzim krimi, gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje”.

Policia mundi që të gjente dy autorët e ngjarjes, në një banesë në kryeqytet, aty ku ishin fshehur që pas plagosjes së kryer. Manushi dhe Palushi u lokalizuan nga policia duke iu gjetur një armë e markës “Stey” me numër serial të fshirë.

Në dëshmitë e dhëna përpara autoriteteve dy të rinjtë kanë thëne se konflikti ka ndodhur për shkaqe banale. Daniel Manushi pretendon se kishte shkuar aty për tu qethur, e kanë debatur me persona që nuk i njihnin. Arma e krimit, sipas dy të rinjve është marrë nga dora e personave me të cilët u konflikuan.

Aleksandër Nikolli do hetohet në gjëndje të lirë. Në dëshminë e tij përballë efektivëve ai është shprehur se nuk di asgjë për këtë ngjarje.

Policia ka mundur të gjejë 5 gëzhoja në vendin ku ndodhi plagosja.

Më 14 tetor, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, Daniel Manushi në bashkëpunim me dy persona të tjerë plagosën me armë zjarri 28 vjeçarin Aleksandër Nikollin dhe 26-vjeçarin Xhulio Vela.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander nikolla daniel manushi farjon palushi plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhuljo vela aleksander nikolla daniel manushi farjon palushi plagosje tek ish-parku i autobuzeve xhuljo vela

Sondazh

Poll