Aktualitet

‘Ka nevojë për mua’/ Dhunohej nga i biri, e moshuara në Astir refuzonte mbrojtjen

17 Tetor 2021, 06:27 Nga DOSJA
‘Ka nevojë për mua’/ Dhunohej nga i biri, e moshuara

TIRANË– Hava Osmënaj e cila humbi jetën tragjikisht mes flakëve në banesën e saj në Astir, dhunohej nga djali i saj mirëpo kishte refuzuar që të pajisej me urdhër mbrojtje.

‘Faxnews’ raporton se viktima e tragjedisë në Astir dhunohej nga djali i saj, 36-vjeçari Klodjan Osmënaj i cili tashmë ndodhet në spital me plagë të rënda. Kanë qënë fqinjët ata të cilët në të shkuarën denonconin në polici dhunën që ushtrohej ndaj të moshuarës. Hava Osmënaj nuk kishte pranuar që të pajisej me urdhër mbrojtje edhe kur i ishte ofruar, pasi sipas saj djali i cili ishte agresiv dhe me probleme të shëndetit mendor kishte nevojë për përkujdesjen e saj.

Si ndodhi tragjedia? 

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e ditës së shtunë (16 tetor) rreth orës 05:40, në zonën e Astirit. Ishin fqinjët të parët që ndjenë tymin dhe njoftuan policinë dhe forcat zjarrfikëse. Zjarri u vu nga Klodjan Osëmnaj, 36-vjeçari që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky detaj është konfirmuar edhe nga zjarrfikësit, të cilët kanë nisur me hetimet për të mësuar mënyrën që ka përdorur i riu.

Nëna ka mundur që të dalë tek shkallët e pallatit, por është kthyer pas, pasi brenda ishte i biri dhe donte ta shpëtonte. I riu kishte frikë që të dilte nga banesa pasi dëgjonte sirenat e Policisë së Shtetit. E moshuara është futur për ta nxjerrë por nuk mundi, ndaj u hodh nga dritarja e katit të tretë, vendim që rezultoi fatal për të. Ndërsa i biri ka shpëtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 62-vjeçarja ishte e divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe jetonte vetëm me të birin.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet hava osmënaj klodian osmënaj zjarri ne astir hava osmënaj klodian osmënaj zjarri ne astir

Sondazh

Poll