Bota

Incidentet e para! Arrestohen katër persona në Kosovë për blerje të votës

17 Tetor 2021, 08:20 Nga DOSJA
Incidentet e para! Arrestohen katër persona në Kosovë për

KOSOVË– Katër persona janë arrestuar në Kosovë pasi dyshohet se kanë kryer blerje të votës. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme janë kryer arrestimet në Kllokot të personave me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B. Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit do të mbahen 48 orë në komisariat e më pas do të njihen me masat e sigurisë.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

LAJMI KRYESOR: Kosova sot në zgjedhje lokale! Qytetarët votojnë për përfaqësuesit e tyre në komuna

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora arrestim ne kosove blerje e votes ne kosove kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 zgjedhjet ne kosove arrestim ne kosove blerje e votes ne kosove kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll