Bota

Zgjedhjet në Kosovë, Kurti voton: I ftoj qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë

17 Tetor 2021, 08:15 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, Kurti voton: I ftoj qytetarët të

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar ditën e sotme në zgjedhjet lokale. Pasi ka hedhur votën e tij në kuti, Kurti u ka dërguar qytetarëve një thirrje që të hedhin votën e tyre për Kryetarët e Komunave dhe ta shfrytëzojnë këtë moment.

“Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demkratike. Qytetarët sot vendosin së kush do të vendos. I inkurajoj të gjithë pa dallim prejardhje, përkatësie e pasurie që ta shfrytzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat”, tha Kurti.

LAJMI KRYESOR: Kosova sot në zgjedhje lokale! Qytetarët votojnë për përfaqësuesit e tyre në komuna

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni albin kurti kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 albin kurti kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll