Sport

Solskjaer këshillon Rashford: “Vitet ikin, shih futbollin”

16 Tetor 2021, 10:30 Nga DOSJA
Solskjaer këshillon Rashford: “Vitet ikin, shih futbollin”

ANGLI – Prej Marcus Rashford pritej vërtetë shumë, qoftë nga Manchester United, qoftë nga përfaqësuesja angleze, megjithatë deri tani sulmuesi 23-vjeçar nuk ia ka dalë të shndërrohet titullar në asnjë prej formacioneve.

Ndonëse shpesh ka bërë gjëra të bukura, në dy sezonet e fundit Rashford ka rënë më shumë në sy për aktivitetin e tij bamirës, pasi po përkujdeset që të sigurojë ushqim për të varfrit, sesa për atë që bën në fushën e lojës.

Ndonëse është një veprimtari që vlerësohet shumë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer deklaron se ka ardhur momenti që Marcus Rashford të mendojë më shumë për karrierën e tij si futbollist, pasi është pikërisht mosha e duhur që ai të shpërthejë.

“Unë e vlerësoj shumë veprimtarinë e tij jashtë futbollit, pasi janë të paktë njerëzit që e bëjnë këtë gjë, megjithatë për moshën që ka, duhet të kthejë prioritetin nga futbolli, pasi është në moshën e duhur që të arrijë pjekurinë që kërkohet. Në presim që ai të bëhet protagonist edhe në fushën e lojës, pasi vitet ikin dhe më vonë mund të mos ketë më kohë të arrijë nivelin që të gjithë presim prej tij”, u shpreh Solskjaer.

Marcus Rashford ka debutuar me Manchester United në sezonin 2015-2016 dhe që atëherë numëron plot 279 ndeshje e 88 gola të shënuar, megjithatë këtë vit nuk ka zbritur ende në fushë, pasi po rikuperohet nga një dëmtim.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #prermier league futboll manchester united marcus rashford ole gunar solskjaer #prermier league futboll manchester united marcus rashford ole gunar solskjaer

Sondazh

Poll

Sport 16 Tetor 2021, 10:14

Një tjetër zviceran në stolin e Kosovës?

KOSOVE – Ka filluar valsi i trajnerëve për pankinën e Kosovës pas largimit të zviceranit Challandes pak ditë më parë pas humbjes me Gjeorgjinë.Më i fundit...