Aktualitet

Zbulohet cisterna antike e shekullit të III para erës sonë në Bylis

16 Tetor 2021, 14:50 Nga DOSJA
Zbulohet cisterna antike e shekullit të III para erës sonë

BALLSH- Gjatë gërmimeve në parkun arkeologjik të Bylisit në Ballsh, arkeologëet shqiptarë kanë zbuluar një objekt me vlerë të rrallë historike. Sipas Arkeologut Caka cisterna e gjetur datonë që nga shekulli i III para erës sonë dhe u shërbente 10 mijë personave.

“Kjo është është pamja e cisternës dhe ka 6 ndarje, në shekullin e tretë para Krishtit shërbenin për mbledhjen e ujit që çonin në cisternën e madhe, 50 m e gjatë, 8 metra e thellë dhe 4 m e gjerë, zinte miliona litra ujë të stadiumit gjatë dimrit dhe ishte në shërbim të popullsisë ose rrethimeve ushtarake. Në këtë shesh mblidheshin rreth 10 mijë vetë gjatë festave të Dionisit. Teatri stadiumi është një gërmim shumë i vështirë i ka të gjitha elementet”, ka shpjeguar Neritan Ceka për Report Tv.

Puna po vazhdon me restaurimin e objektit antik, i cili nëse gjen financime nga BE-ja mund të kthehet në funksion të turizmit dhe jo vetëm.

”Ne mund të bëjmë këtu një skenografi. Ne mund të rindërtojmë, ta kthejmë ujin, të veshim shkallaret. Turisti jo thjesht të imagjinojnë,  po të shohin konkretisht se çfarë ndodh, si mblidhej uji në një cisternë dhe ta përdorim këtë cisternë të mbajmë gjelbërimin në Bylis gjatë gjithë kohës”, u shpreh Ceka në fund të intervistës.

(a.sh/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet cistern antike neritan caka parku arkeologjik i bylisit cistern antike neritan caka parku arkeologjik i bylisit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2021, 14:10

PISTA: 4 rusët në Qerret mund të jenë vrarë!

QERRET– Grupi hetimor ka në tavolinë një pistë hetimi për vdekjen e katër turistëve rusë: atë të vrasjes. Mësohet se paraprakisht u raportua se dy ç...