Aktualitet

VD- Trupat e shtrirë në tokë! Nënë e bir pritën 45 minuta për zjarrfikësen

16 Tetor 2021, 13:43 Nga DOSJA
VD- Trupat e shtrirë në tokë! Nënë e bir pritën 45

TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga zona e Astirit në Tiranë, aty ku nënë e bir u hodhën nga kati i tretë i pallatit pasi zjarri përfshiu apartamentin ku jetonin. Pamjet e publikuara nga top-Channel tregojnë momentin kur apartamenti ishte ende në flakë, kurse në oborrin e pallatit shihen nënë e bir të shtrirë në tokë pasi janë hedhur nga dritarja.

Gjithashtu mësohet se banorët e zonës e kanë lajmëruar zjarrfikësen sapo kanë parë flakët dhe kanë pritur më shumë se 45 minuta që tu vinin në ndihmë 62-vjeçares Hava Osmënaj dhe djalit të saj, Klodjan Osmënaj, 36 vjeç.

Të mbetur pa asnë zgjidhje tjetër, nënë e bir u hodhë nga dritarja. 62-vjeçarja vdiq nga plagët e marra, kurse i biri ndodhet ende në spital. Ky i fundit dyshohet se është gjithashtu autor i vënies së zjarrit. 36-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

LAJMI KRYESOR: Astir/ Djali i vë flakën banesës, vdes e ëma 62 vjeç, doli por u kthye për të birin

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet hava osmënaj klodian osmënaj zjarr ne astir hava osmënaj klodian osmënaj zjarr ne astir

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2021, 11:31

Goditi policin, në pranga 43-vjeçari në Tiranë

Arrestohet një 43 vjeçar në Tiranë pasi ka goditur në krye të detyrës një punonjës policie.“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Po...