Aktualitet

Turistët rusë kërkuan privatësi! Zbardhen detaje nga tragjedia në Qerret

16 Tetor 2021, 13:27 Nga DOSJA
Turistët rusë kërkuan privatësi! Zbardhen detaje nga

TIRANË– Punonjësit e kompleksit “Gloria Palace” kanë treguar rutinën e katër turistëve rusë që u gjetën të vdekur mbrëmjen e kaluar në dhomën e saunës. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se sipas një punonjëseje dy çiftet rusë kishin rezervuar xhakuzi në ambientet e hotelit, por kanë mbërritur me vonesë, rreth orës 20:30.

Pasi zbritën nga dhoma shkuan në katin e nëndheshëm, ku ndodhet xhakuzi. Sipas Hoxhës, kur punonjësja i ka pyetur nëse u duhet diçka, turistët janë përgjigjur se kanë nevojë për privatësi. Sipas punonjëses, ajo ka shkuar sërish t’i pyesë, 10 minuta më vonë, nëse duan të porosisin gjë dhe sërish ka marrë të njëjtën përgjigje.

Më vonë, rreth orës 23:00 kur punonjësja ka shkuar tu thotë që ambienti i xhakuzit do të mbyllej, i ka gjetur të pajetë të katër personat. Në hotel asnj prej katër rusëve nuk kanë konsumuar ushqime apo pije. Viktimat ishin të afërm me njëri-tjetrin. Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, ishin burrë e grua, ndërsa Nikita Belousov, 37 vjeç është djali i tyre. E ftundit, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe ishte nusja e djalit.

Anila Hoxha shton pas ngjarjes, është njoftuar ambasada ruse, që u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të jenë të pranishëm gjatë ekspertizës mjeko-ligjore, për të parë më pas si do të procedohet nga Prokuroria e Kavajës.

LAJMI KRYESOR: E rëndë! Vdekja e turistëve rusë në Qerret, nisin hetimet, lajmërohet dhe Ambasada

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret anila hoxha ekaterina burenkova natalia burenkova nikita belousov sergei burenkov 4 ruset e vdekur ne qerret anila hoxha ekaterina burenkova natalia burenkova nikita belousov sergei burenkov

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2021, 11:31

Goditi policin, në pranga 43-vjeçari në Tiranë

Arrestohet një 43 vjeçar në Tiranë pasi ka goditur në krye të detyrës një punonjës policie.“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Po...