Aktualitet

PISTA: 4 rusët në Qerret mund të jenë vrarë!

16 Tetor 2021, 14:10 Nga DOSJA
PISTA: 4 rusët në Qerret mund të jenë vrarë!

QERRET– Grupi hetimor ka në tavolinë një pistë hetimi për vdekjen e katër turistëve rusë: atë të vrasjes. Mësohet se paraprakisht u raportua se dy çiftet ishin asfiksuar në dhomën e saunës të kompleksit “Gloria Palace” në Qerret ku dhe u gjetën të pajetë, por tashmë hetimet kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Pasi ra poshtë edhe pista e helmimit, duke qenë se Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe, kishin ngrënë drekë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kurse në hotelin ku ishin vendosur në Qerret, nuk kishin porositur pije apo ushqime.

Tashmë prokurorët dyshojnë se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por gjithsesi hetimet janë në vijim e sipër. Pritet të zbardhen detaje në lidhje me jetën apo profesionin e katër viktimave që mund të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

LAJMI KRYESOR: E rëndë! Vdekja e turistëve rusë në Qerret, nisin hetimet, lajmërohet dhe Ambasada

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll