Aktualitet

Kishin 5 kg kanabis në banesë/ Arrestohet babai, shpallet në kërkim djali në Krujë

16 Tetor 2021, 13:18 Nga DOSJA
Kishin 5 kg kanabis në banesë/ Arrestohet babai, shpallet në

DURRËS- Beram Kulla është arrestuar nga Policia e Krujës ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim. Në informacionet e marra në rrugë operative, Policia ka kyer kontroll në banesën e tyre në fshatin Bret të Krujës dhe ka sekuestruar 5 kg kanabis sativa. Babë e birë, Beram dhe Alfred Kulla, akuzohen për veprën penale “Kultivim dhe mbajtje të lëndëve narkotike”, materialet e sekuestruar në banesën e tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË: 

DVP Durrës

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallet në kërkim një tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e mara në rrugë operative se 2 shtetas posedonin lëndë narkotike në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tyre në fshatin Bret, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 29 vjeç, (baba e bir), banues në Bret, Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(a.sh/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alfed kulla beram kulla durres policia e shtetit alfed kulla beram kulla durres policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2021, 11:31

Goditi policin, në pranga 43-vjeçari në Tiranë

Arrestohet një 43 vjeçar në Tiranë pasi ka goditur në krye të detyrës një punonjës policie.“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Po...