Aktualitet

Tragjedia në Qerret! Si e raportuan lajmin mediat ruse: Vdiqën 4 turistë

16 Tetor 2021, 07:13 Nga DOSJA
Tragjedia në Qerret! Si e raportuan lajmin mediat ruse: Vdiqën 4

RUSI– Lajmi i tragjedisë në Qerret për vdekjen e katër turistëve është pasqyruar me shpejtësi në mediat ruse. Versioni rus i prestigjiozes “RT”, ka raportuar lajmin duke bërë me dije gjithë detajet që deri më tani janë bërë publike nga mediat shqiptare.

Katër turistë të vdekur rusë u gjetën në një sauna hoteli në Shqipëri. Me sa duket, bashkatdhetarët vdiqën nga asfiksimi. Autoritetet lokale njoftuan ambasadën ruse për incidentin,”-shkruhet në raportimin e tyre lidhur me ngjarjen.

Të tjera media janë bazuar në lajmet e Dosja.al e cila ishte e para që raportoi për gjetjen e katër trupave të pajetë të turistëve rusë.

Sipas Dosja.al, viktimat ishin dy gra, 31 dhe 58 vjeç, si dhe dy burra, 37 dhe 60 vjeç,”- shkruan HCH.

IZ.RU shkruan gjithashtu se është informuar nga Dosja.al për identitetet e viktimave. 

“Sipas Dosja.al , Ekaterina Burenkova (31 vjeç), Natalya Burenkova (58 vjeç), Sergey Burenkov (60 vjeç) dhe Nikita Belousov (37 vjeç) u vranë. Siç sqarojnë gazetarët, rusët mbërritën në Shqipëri një javë më parë si pjesë e një grupi turistik. Ata u vendosën në një hotel me pesë yje, ku vendosën të përdorin saunën dhe vdiqën,”- shkruhet në artikullin e tyre. 

Poli.info është një tjetër media ruse që ka zgjedhur Dosja.al për tu informuar mbi ngjarjen e rëndë. 

Por nuk bëjnë me dije asnjë detaj lidhur me jetën e turistëve të ardhur në Shqipëri, për të cilët dihen vetëm emrat dhe mosha.

LAJMI KRYESOR: E rëndë/ Gjenden kufomat e dy çifteve ruse në saunën e një hoteli në Qerret

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2021, 14:10

PISTA: 4 rusët në Qerret mund të jenë vrarë!

QERRET– Grupi hetimor ka në tavolinë një pistë hetimi për vdekjen e katër turistëve rusë: atë të vrasjes. Mësohet se paraprakisht u raportua se dy ç...