Aktualitet

Arrestime në Lezhë/ Vëllezërit dhunuan vjehrrin e motrës, shkuan të merrnin armën

16 Tetor 2021, 14:22 Nga DOSJA
Arrestime në Lezhë/ Vëllezërit dhunuan vjehrrin e

LEZHË- Dy vëllezërit, Elton dhe Ardit Keçani janë prangosur nga Policia e Lezhës, e cila ka parandaluar kështu edhe një krim brenda familjes. Të dy dhunuan 53-vjeçarin me iniciale G.J., i cili u shpëtua nga Policia. Po ashtu në shtëpinë e tyre, Policia ka gjetur edhe një armë automatik me 90 fishekë. Ndërkohë që nuk dihet ende se përse ka nisur konflikti mes tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Ushtruan dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, për motive të dobëta, dhe tentuan të merrnin armën e zjarrit në banesën e babait të tyre, por reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë dy vëllezërit për dhunë ndaj 53-vjeçarit. Në pranga dhe babai i tyre, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt mes disa personave me lidhje familjare me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur SMT, Lezhë. Sipas informacioneve personat posedonin dhe armë zjarri në banesë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasit A. K. dhe E. K.(vëllezër) po ushtronin dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit G. J. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur t’i neutralizojnë dhe t’i vënë në pranga 2 vellëzerit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. K. (babai i dy vëllezërve), ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. K., 57 vjeç, E. K., 29 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje “.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardit keçani elton keçani lezhe policia e lezhes ardit keçani elton keçani lezhe policia e lezhes

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2021, 14:10

PISTA: 4 rusët në Qerret mund të jenë vrarë!

QERRET– Grupi hetimor ka në tavolinë një pistë hetimi për vdekjen e katër turistëve rusë: atë të vrasjes. Mësohet se paraprakisht u raportua se dy ç...