Aktualitet

Maqedonia e Veriut nesër në zgjedhje lokale, 299 kandidatë për 80 komuna

16 Tetor 2021, 10:22 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut nesër në zgjedhje lokale, 299 kandidatë

MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut nesër mbahen zgjedhjet lokale 2021, ku do të zgjidhen kryetarët e komunave për 80 njësi ku garojnë 299 kandidatë dhe 576 këshilltarë.

Sipas Alsat,  kandidatët vijnë nga partitë politike, koalicionet, si dhe kandidatët e pavarur. Në rrethin e parë, për kryetar komune zgjidhet ai kandidat që ka marrë shumicën e votave nga personat që kanë votuar, nëse në zgjedhje dalin një e treta nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore të komunës përkatëse, në të kundërtën përsëritet i gjithë procesi zgjedhor për komunën përkatëse.

Si funksionon zgjedhja e kryetarit

Në disa komuna ka më tepër se dy kandidatë, ndërkaq në dhjetëra komuna pritet që votimi të përfundojë në rrethin e parë, pasi garojnë vetëm nga dy kandidatë.

Nëse në rrethin e parë, nëse asnjë kandidat për kryetar komune nuk i fiton shumicën e votave, në përputhshmëri me nenin 132, paragrafi 1 nga Kodi Zgjedhor, në rrethin e dytë do të votohet për dy kandidatë të cilët në rrethin e parë kanë fituar më tepër vota. Rrethi i dytë i zgjedhjeve, mbahet në afat prej 14 ditëve, pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve. Në rrethin e dytë, kryetar komune zgjidhet kandidati që ka marrë më tepër vota.

Nëse edhe në rrethin e dytë, për çfarëdolloj arsye nuk zgjidhet kryetari i komunës, Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në afat prej 15 ditëve duhet ta njoftoje Qeverinë. Këshilltarët komunal zgjidhen në rrethin e parë të zgjedhjeve, sipas të ashtuquajturës metodë të D’Hondt.

Fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve nis ditën e hënën 18 tetor, ndërsa përfundon me 29 tetor, dhe votimi duhet të mbahet më 31 tetor.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

ORA 12:41

Arrestohen 4 persona në Maqedoni për shitblerje vote

ORA 12:30

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 5 kategori që votojnë sot

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni maqedonia e veriut zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut maqedonia e veriut zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll