Bota

OKB për Kosovën, përplasje mes Osmanit dhe Selakoviç, Rusia krah Serbisë

15 Tetor 2021, 08:34 Nga DOSJA
OKB për Kosovën, përplasje mes Osmanit dhe Selakoviç,

SHBA– Mbledhja e Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur sot për të shqyrtuar raportin e rregullt gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi situatën në Kosovë. Kosova është përfaqësuar në këtë takim nga Presidentja Vjosa Osmani e cila udhëtoi të mërkurën për New York, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç. Të dy palët janë përplasur teksa diskutohej për raportin e prezantuar nga shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin, i cili ditë më parë u takua me kryeministrin e Kosovës. Ky raport i referohet periudhës nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për krimet e kryera nga Serbia. Ajo ka akuzuar udhëheqjen në Serbi për vazhdimin e qëllimeve të njëjta me ato të Sllobodan Millosheviç, për të cilin tha se Aleksandër Vuçiç flet me admirim e bën të njëjtën propagandë si ai. Presidentja u shpreh se “targeti prej nëntë kilometrash i armikut” për të cilin flet Vuçiç, nuk përfshin vetëm Kosovën brenda atyre kilometrave, por plot tetë shtete, prej të cilëve gjashtë jane anëtare të NATO-s. Osmani gjatë fjalës së saj në ka kërkuar nga ministri Selakoviç, që të gjunjëzohet para monumenteve të viktimave të luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia. Ministri serb iu përgjigj Osmanit, duke i thënë, se kur flet për presidentin serb duhet të ngrihej në këmbë pasi ai është edhe presidenti i saj. Ai gjithashtu e ka quajtur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi si “Kasap i Ballkanit”. Selakoviç e akuzoi Kosovën edhe për numrin e lartë të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka kërkuar që Prishtina dhe Beogradi që të vazhdojnë dialogun si të vetmen alternativë për zgjedhjen e problemeve mes tyre. Në fjalën e saj, ajo ka thënë se tensionet në veri të Kosovës duhet të kujtojnë se sa e nevojshme është gjetja e një zgjidhje mes dy vendeve.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OBK-së është shprehur se SHBA-ja pret që bisedimet Kosovë-Serbi të përfundojnë me njohje reciproke. Sipas tij, misioni i OKB-së nuk ka luajtur rol në zgjedhjen e çështjeve të targave dhe kjo është asistuar nga KFOR-i dhe ka deklaruar se UNMIK-u duhet të përfundojë misionin e vet në Kosovë. Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin i cili prezantoi dhe raportin hyrës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka folur dhe për zhvillimet në veri të Kosovë. Tanin ka thënë se sipas qytetarëve, në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës në aksionin e fundit ka hedhur granata dore në drejtim të shtëpive të qytetarëve. Ai ka theksuar se aksioni është përshkruar si aksion kundër kontrabandës. Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në mbledhjen e OKB-së për Kosovën, u bëri thirrje dy palëve që t’i shmangen retorikës dhe aksioneve, të cilat përshkallëzojnë situatën. Ajo gjithashtu theksoi nevojën që si Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut në Bruksel të gjejnë një zgjidhje për lëvizjen e lirë.

Përfaqësuesi i Rusisë në mbledhjen e OKB-së për Kosovën tha se situata në veri përbën shqetësim të madh për Rusinë. Sipas tij ajo është përkeqësuar për shkak të veprimeve të Prishtinës. Ai tha se Kosova po i bën këto akte (aksioni për mallrat kontrabandë) si formë presioni për të përzënë serbët nga Kosova. Ai më tej shtoi se dialogu mes dy vendeve është zgjidhja e vetme. Deklaratat e Osmanit për progresin që ka arritur Kosova, ai i quajti propaganda.

Ndërsa ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Gjuriç, është paraqitur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me një maskë me emblemën e “Asociacionit të Komunave Serbe”. Në fotografitë e postuara në Tëitter, ai shihet duke bërë fotografi me maskë në fytyrë, e cila përmban logon e “Asociacionit të Komunave Serbe”, gjë që e cila nuk lejohet pasi konsiderohet si provokim.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ORA 21:19

Përfaqësuesit në OKB: Kosova dhe Serbia të gjëjnë zgjidhje gjithëpërfshirëse

ORA 21:05

Provokim në OKB/ Gjuriç vendos maskë me emblemën e “Asociacionit të Komunave Serbe”

ORA 20:58

Anglia në OKB: Kosova ka bërë përparim në sundimin e ligjit

ORA 20:46

Rusia dhe Kina në OKB: Përgëzojmë Serbinë për përpjekjet për zgjidhje të situatës

ORA 20:38

Mbledhja e KS, Osmani flet për Serbinë: Kancerin e kemi në zemër të Europës

ORA 20:32

“Gjunjëzohuni” Përplasje mes Kosovës dhe Serbisë: T’i përuleni presidentit Vuçiç

ORA 20:16

Serbia në OKB: Serbët po dhunohen në Kosovë, nga aksioni i fundit 1 person vdiq

ORA 20:06

Franca në OKB: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja zgjidhje

ORA 19:55

Misioni i UNMIK, Osmani Këshillit të Sigurimit: Shpenzojini më mirë paratë tuaja

ORA 19:55

SHBA në OKB: Bisedimet Kosovë-Serbi të përfundojnë me njohje reciproke

ORA 16:48 

Shefi i UNMIK flet për ngjarjet në veri në Këshillin e Sigurimit

ORA 11:32

Këshilltari i Osmanit: Presidentja në Këshill do të paraqesë arritjet e qeverisë

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora antonio guterres këshilli i sigurimit i kombeve të bashkuara nikola selakoviç okb-ja per kosoven unmik vjosa osmani zahir tanin antonio guterres këshilli i sigurimit i kombeve të bashkuara nikola selakoviç okb-ja per kosoven unmik vjosa osmani zahir tanin

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 19:58

Djali i Erdogan: Evropa nuk do të ekzistojë më

TURQI- Djali i Presidentit turk Rexhep tajip Erdogan, Bilal ka bërë një deklaratë tronditëse, teksa ka folur para mbështetësve të partisë së pushtet, AKP. Ai ka...