Bota

ISIS sulmon me kamikaz xhaminë në Afganistan, vdesin 37 persona gjatë lutjes

15 Tetor 2021, 10:05 Nga DOSJA
ISIS sulmon me kamikaz xhaminë në Afganistan, vdesin 37 persona

AFGANISTAN – Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur pasi një shpërthim goditi një xhami shiite gjatë lutjeve të së premtes në qytetin afgan të Kandahar.

Sipas BBC, shpërthimi ndodhi në xhaminë Iman Bargah. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë dritare të copëtuara dhe trupa të shtrirë në tokë, ndërsa të tjerët përpiqen të ndihmojnë.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë, por dyshohet për një sulm kamikaz. Besimtarët e plagosur po dërgohen në spitalin Mirwais. ISIS pritet që të konfirmojë sulmin.

Të premten e kaluar, një sulm vetëvrasës ndaj një xhamie shiite gjatë lutjeve të së Premtes në qytetin verior të Kunduz vrau të paktën 50 njerëz. ISIS tha se kreu sulmin, i cili ishte më vdekjeprurësi që kur forcat amerikane u larguan në fund të gushtit.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota kryesore afganistan bombe ne xhami isis suulm ne nje xhami ne afganistan afganistan bombe ne xhami isis suulm ne nje xhami ne afganistan

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 19:58

Djali i Erdogan: Evropa nuk do të ekzistojë më

TURQI- Djali i Presidentit turk Rexhep tajip Erdogan, Bilal ka bërë një deklaratë tronditëse, teksa ka folur para mbështetësve të partisë së pushtet, AKP. Ai ka...