Bota

Vrau 5 persona në Norvegji! 37-vjeçari pranon krimin para gjykatës, s’shfaq pendesë

15 Tetor 2021, 20:10 Nga DOSJA
Vrau 5 persona në Norvegji! 37-vjeçari pranon krimin para

NORVEGJI– Espen Anderson Brathen, 37-vjeçari që la pas pesë të vdekur dhe dy të plagosur për shkak të një sulmi me shigjetë që kreu mbrëmjen e 13 tetorit ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë.

Ka qenë avokati i tij, Fredrick Neumann, ai që ka deklaruar se 37-vjeçari ka pranuar veprat penale për të cilat akuzohet por që do tu nënshtrohet analizave dhe testeve për të verifikuar shëndetin e tij mendor. Por, pavarësisht krimit të rëndë, Brathen nuk ka shfaqur shenja pendese dhe nuk ka kërkuar falje përpara gjykatës.

37-vjeçari sulmoi një supermarket në Kongsberg me shigjeta dhe la të vdekur pesë persona. Dy të tjerët që janë të plagosur, ndodhen ende në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Autori u vu në pranga vetëm pak minuta pasi kreu krimin e rëndë.

Autoritetet e kanë cilësuar këtë sulm si “terrorist”. Vetë Brathen ishte i konvertuar në mysliman, dhe në një video të filmuar në vitin 2017 deklaronte luftë të hapur. “Vërtet doni luftë? Jam musliman,”- thoshtë ai në video. 37-vjeçari ishte arrestuar më parë për dhunë ndaj prindërve.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota espen andersen bråthen norvegji sulm terrorist ne norvegji espen andersen bråthen norvegji sulm terrorist ne norvegji

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 19:58

Djali i Erdogan: Evropa nuk do të ekzistojë më

TURQI- Djali i Presidentit turk Rexhep tajip Erdogan, Bilal ka bërë një deklaratë tronditëse, teksa ka folur para mbështetësve të partisë së pushtet, AKP. Ai ka...