Bota

50 vite në shishe/ Australiani gjen letrën mes dy mureve të tij: Nuk e kisha menduar

15 Tetor 2021, 20:36 Nga DOSJA
50 vite në shishe/ Australiani gjen letrën mes dy mureve të tij:

AUSTRALI- Një burrë që po rinovonte shtëpinë e tij gjeti një letër misterioze në një shishe të lënë gati 50 vjet më parë duke zbuluar se si ishte jeta atëherë. Dailystar shkruan se Matt Streatfield hasi në mesazhin ndërsa rrëzoi dy mure gjatë një pune në shtëpinë e tij.

Ai u intrigua për të hapur letrën e datës 5 Prill 1974, e cila ishte shkruar nga suvatuesit që ndërtuan muret. Ajo kishte për qëllim tu jepte brezave të ardhshëm një ide se si ishte jeta në mesin e viteve 1970. Në letër thuhej se punëtorët nga Newcastle Interior Linings, në Australi, e cila ekziston edhe sot, fitonin 106 dollarë AUD (57 £) çdo javë. Dhe shishja ishte një nga të parat e matura në metrikë duke qenë e barabartë me një “një gotë perandorake”.

“Ju gjithmonë dëgjoni legjendën e mesazheve në një shishe, por kurrë nuk mendoni se do të gjeni një mes dy mureve në shtëpinë tuaj”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota matt streatfield mesazh ne shishe matt streatfield mesazh ne shishe

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 19:58

Djali i Erdogan: Evropa nuk do të ekzistojë më

TURQI- Djali i Presidentit turk Rexhep tajip Erdogan, Bilal ka bërë një deklaratë tronditëse, teksa ka folur para mbështetësve të partisë së pushtet, AKP. Ai ka...