Bota

Johnson për Amess: Kemi humbur një koleg të dashur

15 Tetor 2021, 20:16 Nga DOSJA
Johnson për Amess: Kemi humbur një koleg të dashur

ANGLI- Kryeministri britanik ka shprehur dhimbjen e tij pas vrasjes së deputetit konservator David Amess. The Guardian shkruan se Johnson u shpreh se të gjithë zemrat e tyre janë të mbushura me dhimbje dhe trishtim, ndërkohë që uli në gjysmë-shtizë flamujt jashtë Dhomave të Parlamentit.

Kemi humbur një shërbëtor të mirë publik dhe një mik dhe koleg shumë të dashur. Arsyeja pse njerëzit janë aq të tronditur dhe të trishtuar është mbi të gjitha se ai ishte një nga njerëzit më të mirë, më të butë në politikë. Davidi kishte një ndjenjë të thellë detyre, për të cilën unë isha dëshmitar i dorës së parë në parlament,” tha ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në Angli, ku Amess u vra me thikë në kishën, në të cilën ndodhej.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota boris johnson david amess boris johnson david amess

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 19:58

Djali i Erdogan: Evropa nuk do të ekzistojë më

TURQI- Djali i Presidentit turk Rexhep tajip Erdogan, Bilal ka bërë një deklaratë tronditëse, teksa ka folur para mbështetësve të partisë së pushtet, AKP. Ai ka...