Bota

Misioni i UNMIK, Osmani Këshillit të Sigurimit: Shpenzojini më mirë paratë tuaja

15 Tetor 2021, 17:55 Nga DOSJA
Misioni i UNMIK, Osmani Këshillit të Sigurimit: Shpenzojini më

SHBA– Presidentja Vjosa Osmani, gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin e Sigurimit në OKB ka folur për misionin e UNMIK në Kosovë. Osmani i ka cilësuar kohëra të vështira ato kur UNMIK u vendos në vend si një mision i përkohëshëm. Ajo ka përmendur se gjatë asaj kohe u tha se vlefshmëria e “Rezolutës 1244” do të vijonte deri në determinimin e statusit final të Kosovës.

“UNMIK-u ishte vendosur në Kosovë në rrethana krejtësisht të tjera, pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur krimet dhe gjenocidin kundër popullit të Kosovës. UNMIK-u jo vetëm që e ka stërzgjatur mandatin në Kosovë, por është duke e vazhduar atë edhe në kundërshtim me opinionin e GJND-së,” tha Osmani.

Lidhur me këtë çështje, presidentja e Kosovës këshilloi anëtarët e Këshillit të Sigurimit t’i shpenzonin paratë e tyre më mirë. Ajo u shpreh se statusi i Kosovës u vendos një herë e përgjithmonë më 17 shkurt 2008, kur Kosova deklaroi pavarësinë e saj. Osmani nuk la pa përmendur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ajo i bëri thirrje Serbisë që ta respektonte këtë ligj.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni këshilli i sigurimit i okb okb-ja per kosoven vjosa osmani këshilli i sigurimit i okb okb-ja per kosoven vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 14:32

Kosova temë diskutimi mes Dendias dhe Blinken

SHBA– Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në takimin që ka pasur me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken kanë shprehur në një deklaratë të përbashkët p...