Bota

E RËNDË! Vdes deputeti britanik, një 25-vjeçar e qëlloi me thikë brenda kishës

15 Tetor 2021, 13:12 Nga DOSJA
E RËNDË! Vdes deputeti britanik, një 25-vjeçar e

BRITANI E MADHE- Deputeti konservator Sir David Amess është vrarë sot pasi është goditur disa herë me thikë. Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili hyri me vrap në kishën ku ndodhej deputeti dhe e qëlloi për vdekje.

69-vjeçarit iu dha ndihma e parë në vendin e ngjarjes, pasi ishte e vështirë që të transportohej në spital. Mjekët tentuan për më shumë se një orë që ta mbanin në jetë, në dyshemenë e kishës, por nuk ia dolën. Policia konfimroi vdekjen e tij rreth orës 3 pasdite, me orën lokale.

Sir David është deputet veteran i Brexiteer, i cili ka votuar kundër martesave të homoseksualëve dhe abortit, Amess kishte qenë deputet që nga viti 1983 por kurrë nuk mbajti një post ministror gjatë 38 viteve të tij në parlament. Megjithatë bëri fushatë për çështje të ndryshme duke përfshirë të drejtat e kafshëve.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota plagoset sir david amess sir david amess plagoset sir david amess sir david amess

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 13:57

Rrëzohet autobuzi në Maqedoni, 5 të lënduar

MAQEDONIA E VERIUT- Pesë persona kane mbetur të lënduar pasi një autobus më punonjës është aksidentuar mëngjesin e së premtes në Maqedoninë e Veriut.Sipas Alsat...