Bota

Zgjedhjet në Kosovë, Policia: Kemi plan me 4 faza për të siguruar proces të qetë

15 Tetor 2021, 15:57 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, Policia: Kemi plan me 4 faza për të

KOSOVË- Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, ka shpalosur planin operativ për “Zgjedhjet lokale – 2021”, të cilët do të mbahen ditën e djelë. Gazeta Ekspress shkruan se sipas tij qëllimi i këtij urdhri operativ është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. Plani parasheh implementimin në katër faza operacionale, periudha parazgjedhore, siguria gjatë fushatës parazgjedhore, garantimi i sigurisë në ditën e zgjedhjeve, si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të materialit sensitiv deri në përfundim të procesit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të angazhojë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë, si dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të policisë me KQZ-në dhe të institucioneve të tjera të angazhuara në këtë proces. Përveç të tjerash janë paraparë masat e nevojshme rreth procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit.

LAJMI KRYESOR: Kosova gati për zgjedhjet e së dielës, kërkohet heqja e orës policore

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni samedin mehmeti zgjedhjet lokale ne itali zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 samedin mehmeti zgjedhjet lokale ne itali zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 14:32

Kosova temë diskutimi mes Dendias dhe Blinken

SHBA– Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në takimin që ka pasur me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken kanë shprehur në një deklaratë të përbashkët p...

Bota 15 Tetor 2021, 13:57

Rrëzohet autobuzi në Maqedoni, 5 të lënduar

MAQEDONIA E VERIUT- Pesë persona kane mbetur të lënduar pasi një autobus më punonjës është aksidentuar mëngjesin e së premtes në Maqedoninë e Veriut.Sipas Alsat...