Bota

Raporti/ Si i bën “kurban” Italia emigrantët ilegalë duke përdorur ligjet anti-mafia

15 Tetor 2021, 16:19 Nga DOSJA
Raporti/ Si i bën “kurban” Italia emigrantët ilegalë

ITALI– Policia italiane ka arrestuar më shumë se 2500 emigrantë ilegalë, që prej vitit 2013, duke përdorur shpesh ligjet antimafia për të ngritur akuza ndaj tyre. Ky informacion ka ardhur pas analizës së parë të poltë të të dhënave zyrtare mbi kriminazimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Itali. Raporti i tre grupeve për të drejtat e emigrantëve ka mbledhur të dhënat policore dhe ka analizuar më shumë se 1.000 çështje penale të ngritura nga prokurorët kundër refugjatëve, të cilët akuzohen për transportimin e azilkërkuesve përtej Mesdheut.

Raporti nga Arci Porco Rosso dhe organizata jofitimprurëse ‘Border Sicilia” gjetën dëshmi të oficerëve të policisë, të cilët ofronin dokumente emigracioni për ti binduar ata të dëshmonin kundër personave të dyshuar si drejtues të varkave. Këta të fundit, në shumë raste ishin thjesht azilkërkues, të cilët ishin detyruar me armë nga trafikantët që të drejtonin varkat e refugjatëve.

“Ne kemi shqyrtuar mbi 1.000 raste gjyqësore, të folura me qindra njerëz të përfshirë. Kemi folur me persona të akuzuar për vozitje varkash, avokatë, gjyqtarë dhe anëtarë të policisë dhe rojes bregdetare, për të zbuluar shtrirjen e plotë të procesit të Italisë për kriminalizimin e emigrimit” thuhet në raport.

Duke përdorur të dhënat e policisë dhe provat e paraqitura në qindra raste gjyqësore, raporti zbuloi se si refugjatët ishin në shënjestër për ndjekje penale. Para dërgimit të një varke në Itali, nga Libia , Tunizia ose Turqia,  kontrabandistët shpesh zgjedhin një emigrant si vozitës. Ky mund të jetë dikush që nuk ka para të mjaftueshme për të paguar udhëtimin ose me përvojë në lundrim. Kur varka hyn në ujërat italiane, autoritetet u kërkojnë udhëtarëve të identifikojnë shoferin, i cili më pas arrestohet. Drejtuesit e varkave, të cilët shpesh vijnë prej vendeve të shkatërruara nga lufta, akuzohen për krime nga pilotimi ilegal i anijeve të emigrantëve në vend, deri te trafikimi i emigrantëve. Ata mund të dënohen nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Përdorimi i ligjeve antimafia nga prokurorët italianë në rastet e drejtuesve të anijeve me emigrantë, për të cilët raporti tha se është përshtatur si një vazhdim i betejës së zgjatur të vendit kundër krimit të organizuar, ka bërë që qindra shoferë varkash të përballen me akuza kriminale. Që nga viti 2013, të paktën 24 persona janë dënuar me më shumë se 10 vjet, ndërsa gjashtë janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Përshtatur nga The Guardian

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni emigrantet e paligjshem ligjet antimafia ne itali refugjatet ne itali emigrantet e paligjshem ligjet antimafia ne itali refugjatet ne itali

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 14:32

Kosova temë diskutimi mes Dendias dhe Blinken

SHBA– Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në takimin që ka pasur me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken kanë shprehur në një deklaratë të përbashkët p...

Bota 15 Tetor 2021, 13:57

Rrëzohet autobuzi në Maqedoni, 5 të lënduar

MAQEDONIA E VERIUT- Pesë persona kane mbetur të lënduar pasi një autobus më punonjës është aksidentuar mëngjesin e së premtes në Maqedoninë e Veriut.Sipas Alsat...