Bota

Shefi i UNMIK flet për ngjarjet në veri në Këshillin e Sigurimit

15 Tetor 2021, 14:48 Nga DOSJA
Shefi i UNMIK flet për ngjarjet në veri në Këshillin e

KOSOVË– Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin i cili prezantoi dhe raportin hyrës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka folur dhe për zhvillimet në veri të Kosovë.

Tanin ka thënë se sipas qytetarëve, në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës në aksionin e fundit ka hedhur granata dore në drejtim të shtëpive të qytetarëve. Ai ka theksuar se aksioni është përshkruar si aksion kundër kontrabandës.

Policia e Kosovës sërish është futur në veri të Kosovës për siç është përshkruar aksion kundër kontrabandës. Nuk dihet saktë nëse KFOR-i është njoftuar për aksionin, si pasojë mbeten të plagosur disa protestues dhe policë. Qytetarët e Veriut të Mitrovicës raportuan se policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe granta dore në shtëpitë e tyre”, – ka thënë ai.

Më tej , Tanin tha sipas policisë disa protestues kanë gjuajtur me gurë dhe kane shtënë me armë drejt tyre.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni tensionet në veri të kosovës unmik zahir tanin tensionet në veri të kosovës unmik zahir tanin

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 13:57

Rrëzohet autobuzi në Maqedoni, 5 të lënduar

MAQEDONIA E VERIUT- Pesë persona kane mbetur të lënduar pasi një autobus më punonjës është aksidentuar mëngjesin e së premtes në Maqedoninë e Veriut.Sipas Alsat...