Bota

Kriza klimatike, mbretëresha Elizabet irritohet me mosveprimin e liderëve botërorë

15 Tetor 2021, 15:22 Nga DOSJA
Kriza klimatike, mbretëresha Elizabet irritohet me mosveprimin e

ANGLI– Mbretëresha Elizabet ka kritikuar mosveprimin e udhëheqësve botërorë për trajtimin e krizës klimatike. Sipas mediave të huaja, ajo ka pranuar se është irrituar nga individët që flasin por nuk bëjnë asgjë. Gjatë një bisede me Dukeshën e Cornwall dhe Elin Jones, kryesuesja e parlamentit, Mbretëresha Elizabet foli për samitin e klimës në Glasgow që do të mbahet më 31 tetor.

“E jashtëzakonshme, apo jo? Kam dëgjuar shumë për samitin, por ende nuk e di kush do të vijë. Nuk ja kam idenë. Kemi dijeni vetëm për njerëzit, të cilët nuk do të vijnë. Është shumë irrituese kur vetëm flasin, por nuk bëjnë asgjë”, tha mbretëresha.

Mes liderëve globalë, të cilët ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samitin për klimën, janë kryeministri i austrslisë, Scott Morrison, presidenti kinez, Xi Jinping, lideri rus, Vladimir Putin, kryeminisri Indian, Narednra Modi dhe presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro. Komentet e mbretëreshës vijnë pas atyre të djalit të saj, princit Charles, i cili tha më herët këtë javë se liderët vetëm do të flasin gjatë takimit të tyre në Glasgow, por sipas tij, problemi qëndron tek mosveprimi.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kriza klimatike mbretëresha elisabeta ii samiti i klimes ne glasgow kriza klimatike mbretëresha elisabeta ii samiti i klimes ne glasgow

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 14:32

Kosova temë diskutimi mes Dendias dhe Blinken

SHBA– Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në takimin që ka pasur me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken kanë shprehur në një deklaratë të përbashkët p...

Bota 15 Tetor 2021, 13:57

Rrëzohet autobuzi në Maqedoni, 5 të lënduar

MAQEDONIA E VERIUT- Pesë persona kane mbetur të lënduar pasi një autobus më punonjës është aksidentuar mëngjesin e së premtes në Maqedoninë e Veriut.Sipas Alsat...